‘Messi nuk do të largohet’, presidenti i Barcelonës deklaron se argjentinasi do të qëndrojë
Leo Messi do ta përfundojë karrierën tek Barcelona, kjo është deklarata e presidentit të klubit katalanas Josep Maria Bartomeu, pas zërave të fundit që flinin për një divorc të argjentinasit me 26 herë kampionët e Spanjës.
Pak ditë më parë, mediat spanjolle publikuan lajmin se kapiteni kishte ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës, çka mund të sillte largimin në fund të edicionit të ardhshëm, por pas takimit mes Vilareal dhe Barcelonës, vetë presidenti Bartomeu hodhi poshtë çdo mundësi që 33-vjeçari të largohet nga Camp Nou.
“Messi ka thënë se ai do t’i japë fund karrierës si futbollist tek Barça. Kjo është dëshira e tij dhe ne do ta kemi për shumë vite mes nesh”, tha Bartomeu
Dashuria mes Mesit dhe Barcelonës duket se do të vazhdojë, me argjentinasin që ka ende rekorde për të thyer.
33-vjeçari deri më tani ka dhënë kontributin në 996 gola tek Barça dhe është shumë pranë arritjes së numrit 1000, çka do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Messi ka shënuar 700 gola, si dhe ka dhënë 296 asiste në 863 prezenca.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi