Vdekja e pacientëve me COVID në Infektiv, shkarkohet drejtori i Shërbimit Spitalor
Një ditë pas dyshimeve se disa pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë ndërruan jetë për shkak të mungesës së oksigjenit, është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor në Kosovë.
Vendimi është barë gjatë mbledhjes së bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të cilët në përfundim vendosën të shkarkojnë nga detyra dr. Basri Sejdiun, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Në arsyen zyrtare të shkarkimit thuhet për shkak “të performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, por vendimi duket se ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku 4 pacientë me COVID-19 ndërruan jetë për shkak të një avarie në Infektiv.
Në vend të Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta