Kurti: Serbët të marrin targat e Kosovës, barrikadat u vendosën me urdhër nga lart

10 Gusht 2022 | 13:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të qeverisë, për targat dhe letërnjoftime.

Gjatë mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, Kurti u shpreh se edhe pas kësaj date do të vazhdojnë fushatën informuese për tabelat e veturave.

Kurti, u është adresuar qytetarëve përveç në gjuhën shqipe edhe në atë serbe, ku tha ka  se përballë thirrjes për ligjshmëri është ngritur një fushatë e dezinformimit që synonte destabilitet.

“E dimë që barrikadat që vendosen në veri nuk vinë nga poshtë, por vendosen nga lart, nuk ju përfaqësojnë juve qytetarëve tanë e as nuk ju mbrojnë juve. Në anën tjetër, Policia e Kosovës është më shërbim të qytetarëve tanë pa dallim. Askush nuk është imun ndaj dezinformatave, rreziku prej tyre është shumë i madh.

Na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Fushata jonë e informimit për tabelat e veturave do të vazhdojë e nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur do të fillojnë të zbatohen dy vendimet tona”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026