Trump ‘refuzon’ prokuroren, do të merrej në pyetje për bizneset e tij
Me një pamje serioze, por duke bërë gjeste se çdo gjë ishte mirë, në orët e para të mëngjesit Donald Trump u largua nga kulla e famshme Trump në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme të Nju Jorkut.
Por një orë më vonë ish-presidenti u shpreh se refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurores James, në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që i jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Trump duhej të dëshmonte për një hetim civil që zgjat prej më shumë se tre vjetësh, nëse kompania ‘Trump’ ka mashtruar huadhënësit dhe autoritetet tatimore duke u ofruar atyre pasqyra financiare të rreme.
Në një postim në median e tij sociale Truth Social, Trump tha se ai do të “shihte prokuroren” në gjuetinë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA,
“Kompania ime dhe unë, po sulmohemi nga të gjitha anët. Republika e Bananeve!” shkroi 76-vjeçari.
Por nuk kanë të sosur telashet për manjatin.
Një ditë më parë vila e ish-presidentit në Florida u kontrollua nga agjentët e FBI, aksion të cilin Trump e cilëson një goditje politike që synon ta pengojë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kontrolli është pjesë e një hetimi nëse ai ka mbajtur dokumente zyrtare në vend që t’i dorëzonte në Arkivin Kombëtar, kur la detyrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Biden dhe Obama pas sulmit ndaj Trump, Kokalari: Duan të ndalin kandidimin
- ‘Stuhi’ politike në Uashington pas bastisjes së Trump nga FBI
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset