Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

10 Korrik 2026 | 22:21

Deputeti i PS-së, Adi Qose, i ftuar në emisionin Review me moderatore Greta Topjana në Euronews Albania, ka folur këtë të premte rreth protestës që po zhvillohet prej 41 ditësh dhe votimit të rekomandimeve në Komitetin e Stabilizim-Asociimit.

Qose ka thënë se, sipas tij, mbështetja e dhënë për Shqipërinë në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, por është një mbështetje për Shqipërinë.

“Në fakt, unë mendoj se duhet të biem dakord në një pikë: në Parlamentin Europian dhe, sidomos, në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, eurodeputetët nuk votojnë pro Partisë Socialiste ose pro Partisë Demokratike, por votojnë pro mbështetjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duhet të theksoj që në fillim se, përtej diskutimeve që janë zhvilluar në këtë mbledhje të komitetit, të gjithë eurodeputetët kanë votuar pro këtyre rekomandimeve të përbashkëta. Siç e theksova pak më parë, kjo nuk është një mbështetje për PS-në dhe as një refuzim për PD-në. Kjo është një mbështetje për Shqipërinë dhe shtetin shqiptar.

Nga ana tjetër, duhet thënë se ky është një proces ku të gjitha qeveritë kanë vendosur një gur.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të...
22:10 | 10/07/2026

Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me, sipas tij, një sulm të organizuar ndaj faqeve të bizneseve shqiptare në Google, duke deklaruar...
21:59 | 10/07/2026

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për...
20:57 | 10/07/2026