Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon

10 Korrik 2026 | 20:57

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për politikën shqiptare mbetet ndërtimi i një dialogu konstruktiv ndërmjet palëve.

Tarran vlerësoi faktin se protestat në Shqipëri zhvillohen kryesisht në mënyrë paqësore, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur.

“Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem që Shqipëria është bërë një vend ku protesta të tilla organizohen në mënyrë shumë qytetare dhe paqësore. Ka pasur disa incidente, por në përgjithësi, pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rënda”, u shpreh ambasadori.

Duke komentuar klimën politike në vend, ai u ndal edhe te niveli i lartë i polarizimit, duke theksuar se ekzistenca e forcave të ndryshme politike është një karakteristikë normale e demokracisë.

“Fakti që ekzistojnë dy, tre apo më shumë pole në politikë është diçka normale. Është një karakteristikë e vendeve demokratike. Fatkeqësisht, dialogu politik në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur”, deklaroi Michel Tarran.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me, sipas tij, një sulm të organizuar ndaj faqeve të bizneseve shqiptare në Google, duke deklaruar...
21:59 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku thekson se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian vijon, ndërsa...
17:56 | 10/07/2026