Kosova rikthen masat kufizuese, kryekomunari i Prizrenit: LDK ndoqi strategji të gabuar

6 Korrik 2020 | 15:39

Qeveria e Kosovës njoftoi se do të rikthehen masat për kufizim të lëvizjes nga ora 21:00-5:00 në 4 komuna të Kosovës, të cilat kanë më shumë qytetarë të prekur nga coronavirus.

Veç Prishtinës, Vushtrisë dhe Ferizajt, masat janë rikthyer edhe për komunën e Prizrenit.

Kryekomunari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha për Euronews Albania se rritja e numrit të rasteve në të gjithë Kosovën gjatë ditëve të fundit është reflektuar edhe në komunën që drejtohet prej tij, e cila siç tha, përbën mbi 10 për qind të popullsisë së vendit.

Ai tha se aktualisht në Prizren janë 93 raste aktive me COVID-19, por shtoi se ky numër duhet të jetë shumë më i madh nisur nga fakti se shumë njerëz me simptoma të virusit kërkojnë t’u bëhen testet dhe ende nuk u janë bërë.

Lidhur me rikthimin e kufizimit të pjesshëm nga ora 9 e darkës deri në 5 të mëngjesit, kryekomunari i Prizrenit u shpreh se kjo masë do të shërbejë më tepërt nga ana psikologjike, për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun e virusit, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë vendim.

Z. Mytaher Haskuka, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes e sheh si jo të duhurën strategjinë që po ndjek LDK në menaxhimin e situatës së pandemisë.

“LDK nuk ka pasur një politikë që është implementuar në mënyrën e duhur. Lehtësimi i masave, kur kaluam në parandalimin individual, duhej bërë përmes një vetëdijesimi më të madh të popullatës.

Tek ne është shkuar direkt tek hapja e shpejtë që ka rezultuar në rritjen e menjëhershëm të rasteve.

Shtimi i numrit të testimeve nuk është bërë, nuk po bëhet gjurmimi i rasteve, çka bën që të kemi shumë më pak kontroll mbi pandeminë. Kjo periudhën nuk ka qenë e suksesshme për LDK”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026