Tre mina me telekomandë në bagazhin e makinës, arrestohet 35-vjeçari

11 Gusht 2022 | 08:43

Një 35-vjeçar nga Lezha është arrestuar në Pogradec, në vendin e quajtur “Enkelana”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga shtetasi Paulin Çupi, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Dyshohet se minat mund të përdoreshin në veprimtari kriminale në qytetin e Korçës.

Finalizimi i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Remote”, u krye nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Shkon në 2 numri i të ndaluarve dhe në 6 i minave të sekuestruara, gjatë të dy fazave të operacionit, ku faza e parë e tij u finalizua 6 muaj më parë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026