Zjarrfikësit në Francë luftojnë zjarrin “përbindësh” pranë Bordo
Më shumë se 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me një zjarr “përbindësh” në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth 7 mijë hektarë pyll, thonë zyrtarët.
Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordo ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen.
“Është një përbindësh,” tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radion RTL të Francës.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.
Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania “po vijnë për të ndihmuar” Francën.
Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.
LEXONI GJITHASHTU:
E pazakontë, shkencëtarët bëjnë bukë duke përdorur majanë e gjetur në një mumje 5,000-vjeçare
Von der Leyen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Procesi i zgjerimit të bllokut duhet më i shpejtë
Norvegjia kundërshton tarifat e reja: Nuk pajtohemi me vlerësimin e autoriteteve amerikane
- 19:36 Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
- 19:12 Tjetërsimi i pronave, Rama zbulon skandalin në jug të Shqipërisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
- 19:11 Gjendet vajza e vogël e cila humbi mes turmës së protestuesve në Tiranë
- 19:06 Revolucioni i Flamingove, pankartat e protestuesve në Bulevard ditën e gjashtë
- 18:56 Të shtunën dy protesta, qytetarët njoftojnë tubim në Vlorë dhe Tiranë! Zbulohen oraret
- 18:53 Del dhe Korça në protestë, qytetarë të shumtë mblidhen në bulevard