Del dhe Korça në protestë, qytetarë të shumtë mblidhen në bulevard
5 Qershor 2026 |
18:53
Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove. Qytetarët janë parë të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijët e tyre.
Në këtë protestë është vënë re një numër i lartë qytetarësh, i cili nga dita në ditë vijon të rritet, duke treguar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.
Dje, qytetarët kanë paraqitur gjithashtu pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat lidhen me çështje të ndryshme ligjore dhe politike. Kërkesat janë si më poshtë:
- Dorëheqja e Qeverisë
- Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
- Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare
Protestuesit kanë theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.
Lajme të Sugjeruara
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng