Arrestohet ish-kryetari i bashkisë Vorë Agim Kajmaku
Policia ka mundur të arrestojë të martën ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ai u arrestua mbrëmjen e së hënës teksa po merrte mjekim në një spital privat, ndërkohë që mëngjesin e së martës është dërguar në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Kajmaku, 49 vjeç, ishte në kërkim prej 11 nëntorit 2019. Gjykata e Tiranës pati vendosur në mungesë masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e falsifikimit të dokumenteve, falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve publike pas dhënies fund të tyre.
Dyzetenëntëvjeçari fitoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Vorë si kandidat i vetëm në garë i Partisë Socialiste. Vora prej vitit 2003 drejtohej nga demokrati Fiqiri Ismaili.
Më 22 gusht 2019, rreth 2 javë pasi ishte betuar si kryebashkiak, Partia Demokratike pati denoncuar faktin se Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit identitetin e dytë, Jorgo Toto, që kishte përdorur kur kishte qenë emigrant në Greqi.
Me këtë identitet, Kajmaku ishte ndjekur penalisht për falsifikim parash, ndjekje penale për të cilën ai fitoi pafajësi vetëm më 13 shtator 2019.
Mirëpo pasi kjo çështje u provua, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i hoqi Kajmakut mandatin.
Ditën kur KQZ vendosi, Kajmaku miratoi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri dhe emëroi ish-shefin e kabinetit Gent Picarin.
Ky emërim u konsiderua i paligjshëm nga Gjykata e Tiranës, e cila konstatoi se ishte marrë pasi Kajmakut i ishte hequr mandati.
Në nëntor 2019 Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie, arrest me burg.
Lexoni gjithashtu:
Nën akuzë për tri vepra penale, përfundon seanca e parë në ngarkim të Agim Kajmakut
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta