Arrestohet një i dyshuar për përdhunimin e një turisti amerikan në qendër të Parisit

11 Gusht 2022 | 19:42

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se nën efektin e alkoolit ka përdhunuar një qytetare, tha Zyra e Prokurorit të Parisit për CNN.

Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur emrin dhe kombësinë e të dyshuarit. Hetimi ka nisur të martën.

Gruaja, një turiste amerikane 27-vjeçare, u përdhunua fundjavën e kaluar në një banjë publike në lagjen e 4-të në qendër të Parisit, tha një burim i afërt me rastin për CNN. Burimi ka folur në kushte anonimiteti për shkak të normave profesionale.

Policia franceze nuk pranoi t’i tregonte CNN se kur u bë arrestimi pasi çështja është tashmë në proces ligjor.

Zona e sulmit është një pikë e nxehtë turistike ku mund të gjenden shumë monumente të famshme në kryeqytetin francez, duke përfshirë Notre Dame dhe Center Pompidou.

Parisi ka kryer operacione speciale policore pranë atraksioneve kryesore këtë verë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026