Bolton: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë propozimi i të dyja vendeve

7 Korrik 2020 | 09:55

Të dielën në Bruksel pritet të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian, por ujërat duket se janë trazuar sërish pas deklaratës së ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, i cili pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Pas deklaratave të Bolton se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë propozim i vetë dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç nuk kanë pranuar të prononcohen. Të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës”,  zyra e presidentit Thaçi tha se “nuk i komentojmë deklaratat e zotit Bolton”. 

Ndërkohë, zyra e shtypit të presidentit Vuçiç nuk ka kthyer një përgjigje në lidhje me këtë interesim. Sipas John Bolton, ideja e “shkëmbimit të territoreve”, u prit me shqetësim nga disa vende europiane, por sipas tij, nëse vetë dy vendet binin dakord, edhe vendet e tjera do e pranonin vendimin. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026