Mjeku Koduzi: Qeveria është dorëzuar para situatës, institucione publike janë kthyer në vatra infeksioni

7 Korrik 2020 | 11:38

Anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi tha për Euronews Albania se qeveria nuk ka asnjë strategji për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 pas daljes së vendit nga karantina, çka ka bërë që institucione publike, duke nisur nga spitalet të kthehen në vatra infeksioni.

“Qeveria nuk ka strategji, e para është parandalimi i përhapjes së virusit, që nis nga parandalimi në institucionet shëndetësore, që lidhet me protokollin e depistimit të personelit shëndetësor dhe çdo pacienti që do të shtrohet në spital, dhe çdo pacienti që del nga spitali. Kemi shumë institucione publike që sot janë kthyer në vatra infeksioni.

Edhe komuniteti duhet të edukohet që është përgjegjës për transmetimin e virusit, gjë që nuk ka ndodhur”, tha mjeku.

Sipas tij, kryeministri e përdori situatën që nga fillimi në shërbim të axhendës së vet politike, duke e mbajtur të mbyllur në një burim të vetëm informacionin për këtë situatë, ndërkohë që në shërbim të institucioneve shtetërore mund të ishin vënë edhe shumë institucione private me infrastrukturë moderne, të afta për ta ofruar më së miri këtë shërbim.

“Nëse do viheshin në dispozicion të shëndetësisë publike edhe institucionet private që mund të ndihmonin në dedektimin e situatës, kjo do të bënte që informacioni të dilte nga qeveria. Me këtë fakt e lidh PD mosmosbërjen e testimeve aq sa duhet.

Aktualisht ne jemi vendi i fundit në rajon për numrin e testimeve”, tha z. Koduzi.

 

Lexoni gjithashtu: 

Radhët në institucionet shtetërore, asnjë masë për ruajtjen e distancimit fizik nga COVID-19

2 viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026