I dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, policia vë në dispozicion 10 mijë euro për kapjen e të shumëkërkuarit

7 Korrik 2020 | 13:27

Policia e Shtetit ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për pësonin që lokalizon vendndodhjen e një 49-vjeçari të kërkuar për disa vepra të rënda penale. Bëhet fjalë për Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Përveç këtyre akuzave, 49-vjeccari gjithashtu dyshohet se është autor i dyshuar për vjedhjen e ndodhur në pistën e aeroportin “Nënë Tereza” në prill të vitit të kaluar, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja e fundit ku dyshohet se është përfshirë Çela është vrasja e dy vëllezërve në Durrës. Në bazë të dyshimeve, 49-vjeccari është porositës për vrasjen e vëllezërve Haxhia, ngjarja e cila mundtë ketë lidhje gjithashtu me grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Policia e Shtetit bën apel se cilido person që jep informacion të dobishëm në arrestimin e të shumëkërkuarit, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.

Lexoni gjithashtu:

Pikëpyetja e madhe mbi dy ekzekutuesit e vëllezërve Haxhia në Durrës

Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen autorët. Dy muaj më parë vranë 2 të rinj të tjerë

Atentati ndaj dy vëllezërve, tri pistat ku po punon grupi hetimor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026