Kusari-Lila: Qeveria Hoti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

8 Korrik 2020 | 11:12

Kryetarja e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila analizoi për Euronews Albania situatën e pandemisë që po kalon Kosova.

Ajo i tha gazetares Bruna Çifligu se në Kosovë ka “një politizim të pandemisë” më shumë se sa “bashkëndjesi” apo “angazhim për të ndihmuar dhe parandaluar përhapjen e COVID-19”.

Kusari-Lila u shpreh se gjatë muajit të fundit rastet e të infektuarve kanë shkuar në rreth 4 mijë persona, ndërsa qeveria e Avdullah Hotit po has probleme me menaxhimin e situatës, komunikimin me qytetarët, por dhe në zbatimin e paketave ekonomike të premtuara më herët nga qeveria e Albin Kurtit.

“Nuk ka ndonjë gjë të veçantë (plani i masave të marra nga Hoti), përveç faktit që në disa zona është rikthyer kufizimi i lëvizjes, ndërsa për sa i përket paketës ekonomike ajo do jetë 380 milionë euro, prej të cilave 180 kanë qenë nga qeveria Kurti, pra flasim për 200 milionë të tjera dhe për depërtimin e kësaj pakete në ekonomi nuk ka qartësi,” – u shpreh Kusari-Lila, e cila kujtoi se nga Hoti ishte reklamuar se do kishte 1.2 miliardë euro buxhet për menaxhimin e krizës.

Ditët e fundit në Kosovë ka shqetësuar tejmase denoncimi i një mjeku se 4 pacientë me COVID-19 humbën jetën në spital për shkak të mosfunksionimit të aparaturës së oksigjenit.

“Policia dhe prokuroria kanë nisur hetime, por ende nuk ka ndonjë deklaratë për rastin, sidoqoftë është shqetësuese fakti se tashmë, nën pandemi, është shkarkuar drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kjo pa dhënë qartësi nëse kjo ka lidhje me rastin,” – u shpreh kryetarja e partisë Alternativa duke kritikuar mungesën e informacionit.

E pyetur rreth testimeve, Kusari-Lila tha se njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë ka pakënaqësi për sa i përket numrit të tyre. Ajo tha se po diskutohet kryerja e testeve edhe në klinika private, që aktualisht kjo po bëhet, por jo zyrtarisht ndërsa ka pasur paqartësi se si kjo mund të ndërlidhet me kontrata me instancat shtetërore që menaxhojnë pandeminë.

“Ky është problem shumë serioz i kësaj qeverie se si do të mund të administrohet mënyra e kostove për testet nëse do të kryhen edhe në klinika private,” – u shpreh kryetarja e partisë Alternativa.

Kusari-Lila tregoi se shumë qytetarë kosovarë po shkojnë në Maqedoni të Veriut për t’i kryer testet e COVID-19 atje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026