Thaçi: Serbia ende s’ka dënuar autorët e krimeve ndaj shqiptarëve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se, Serbia ende nuk ka dënuar përgjegjësit e krimeve ndaj popullatës shqiptare gjatë Luftës së Kosovës. Ai i referohet rastit të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, të cilët u kthyen nga SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por që pas përfundimit të luftës u ekzekutuan nga forcat serbe.
“Edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb. Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, shprehet Thaçi.
Ndaj Presidentit të Kosovës, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte, akuza të cilat ende nuk janë konfirmuar nga Gjykata Speciale e Kosovës. Z. Thaçi ka mbajtur qëndrimin se, në rast të zyrtarizmit të aktakuzës, atëherë do të japë dorëheqjen.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet