Alonso drejt rikthimit, spanjolli pritet të garojë për Renault sezonin e ardhshëm

8 Korrik 2020 | 11:20

Dy herë kampioni i botës në Formulën 1, Fernando Alonso, pritet të rikthehet në vitin 2021 për t’u bërë pjesë e Renault, diçka që e kanë publikuar mediat e huaja mbrëmjen e së martës.

Alonso u largua nga Formula 1 në vitin 2018, pas përfundimit të sezonit me McLaren, por duket se ai e ndjen veten ende të aftë për të garuar në pistë.

Edhe pse 38 vjeç, spanjolli po mendon rikthimin tek skuadra e Renault, skuadër me të cilën arriti të fitonte dy titujt, në vitet 2005 dhe 2006.

Skuadra franceze ka një vend të lirë dhe palët mund të nënshkruajë një kontratë të re.

Alonso mund të bashkohet me Esteban Okon dhe të zëvendësojë australianin Daniel Ricardo, i cili do të kalojë te McLaren në fund të sezonit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026