Serbi, protesta pas deklaratës së Vuçiç për mbylljen e vendit sërish

8 Korrik 2020 | 13:23

Mbrëmjen e së martës, një grup i madh protestuesish të mbledhur para Parlamentit në Serbi janë përleshur me forcat e policisë.

Forcat e rendit përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën ndërsa nga konfrontimi 43 oficerë mbetën të lënduar. Mes protestuesve pati 17 persona të plagosur. Nga ana tjetër të paktën 23 persona janë shoqëruar në komisariat.

Protesta erdhi pas deklaratave për rimbyllje të vendit për shkak të numrit në rritjet të të infektuarve me COVID-19.

Presidenti, Aleksandër Vuçiç deklaroi një ditë më parë se, Beogradi do të futet në karantinë nga e premtja pasdite deri të hënën në mëngjes.

Nga ana tjetër ai paralajmëroi se një masë e tillë mund të shtrihej dhe në të paktën 4 qytete të tjera më problematike.

Serbia ka regjistruar dje 13 viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky është numri i më madh i humbjes së jetëve që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit, Serbia ka testuar mbi 8 mijë persona, duke çuar në total numrin e testeve në 455 mijë. Deri tani ka pasur 16 719 raste pozitive dhe 330 viktima. Rastet pozitive aktive janë 2 942.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026