Inaugurohet zyra e re sigurisë kombëtare të Pekinit në Hong Kong

8 Korrik 2020 | 13:32

Zyra e re e sigurisë kombëtare të Pekinit u inaugurua ditën e mërkurë në Hong-Kong, vetëm një javë pasi qeveria qendrore e Kinës vendosi ligjin e ashpër për qytetin autonom, për të cilin kritikët shprehen se do të çojë drejt pakësimit të lirive të premtuara ndaj ish-kolonisë britanike.

Udhëheqësja e Hong-Kongut Carrie Lam, së bashku me paraardhësit Leung Chun-ying dhe Tung Chee-hwa, ishin të pranishëm për të shënuar hapjen e Zyrës Për Mbrojtjes e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong. Të pranishëm ishin gjithashtu dhe zyrtarë të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa në vendngjarje mund të vëreheshin forca të shumta policie.

Zyra e re u themelua pasi Pekini miratoi ligjin e ri të sigurisë kombëtare në Hong-Kong. Legjislacioni i ri ndaloi aktivitetet të cilat Pekini i konsideron separatiste ose terroriste, apo ndërhyrjet e të huajve në çështjet e brendshme të territorit gjysmë autonom.

Sipas ligjit të ri, forcat e rendit tashmë kanë më shumë pushtet për të kryer kontrolle pa pasur nevojë për mandat si dhe kanë urdhëruar kompanitë e shërbimeve të internetit që të heqin nga rrjeti mesazhe që janë në kundërshtim me ligjin.

Kritikët e kanë cilësuar ligjin e ri si lëvizjen më flagrante të Pekinit për të zbehur ndryshimin e sistemit të qeverisjes më perëndimor të Hong-Kongut dhe atij a autoritar të Kinës.

 

Lexoni gjithashtu

Hong-Kong: Arrestohen qindra protestues në ditën e parë të zbatimit të ligjit të ri të sigurisë

Një vit protesta, Hong Kongu shënon përvjetorin e parë të manifestimeve

Miratohet ligji i kontestuar, Kina ‘pushton’ Hong Kongun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026