Sulmohet baza e SHBA-së në Siri
Një kompleks i trupave amerikane dhe luftëtarëve të opozitës siriane të mbështetur nga SHBA në Sirinë lindore u sulmua sot me dronë, njoftoi ushtria amerikane, duke shtuar se nuk pati viktima dhe nuk u shkaktuan dëme materiale.
Ushtria amerikane tha se sulmi ndodhi pranë bazës Al-Tanf, pranë zonës kufitare midis Sirisë, Jordanisë dhe Irakut. Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raportoi AP.
Trupat amerikane dhe të koalicionit janë në Al-Tanf për të trajnuar forcat siriane se si të kryejnë patrullime për të kundërshtuar aktivitetet e ekstremistëve të Shtetit Islamik.
Baza ndodhet në një rrugë që shërben si një lidhje jetike për forcat e mbështetura nga Irani, që shtrihet nga Teherani deri në Liban.
Një deklaratë e ushtrisë tha se trupat e koalicionit, në koordinim me luftëtarët e opozitës të njohur si Magaveir al-Towra, iu përgjigjën një sulmi nga sisteme të shumta ajrore pa pilot pranë bazës Al-Tanf.
Gjeneralmajor John Brennan, komandanti i Task Forcës së Përbashkët të Kombinuar, tha se personeli i koalicionit rezervon të drejtën për vetëmbrojtje dhe do të marrë masat e duhura për të mbrojtur forcat e tyre.
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, plagosen 3 persona. Vritet 18-vjeçari, autori i ngjarjes
Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej
- 12:43 Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
- 12:29 Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit mes duartrokitjesh (VIDEO)
- 12:25 Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë