Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin e tij për mediat ka shprehur ngushëllimet për efektivin e policisë, Enea Mekolli, i cili u ra një ditë më parë në Lozhan të Maliqit.
Berisha u shpreh se Enea është dy herë dëshmor, duke theksuar se ai kërkoi të vazhdonte misionin e vëllait të tij, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë. Sakaq, ai theksoi se ky rast, sipas tij, ishte një krim i sponsorizuar nga shteti.
“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit.
Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin.
Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë. Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor.
Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.
Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar.
Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve. Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit.
Sot, jeta e çdo shqiptari është në duart e krimit dhe kjo për faktin e vetëm se qeveria është e lidhur këmbë e kokë me krimin. Ndaj dhe kjo është një ngjarje tmerrësisht tronditëse. U vra në krye të detyrës.U vra në zbatim të ligjit”, është shprehur ai.
Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit