Kontrolli ndaj Trump, prokurorët refuzojnë të publikojnë detajet e mandatit

16 Gusht 2022 | 13:17

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka deklaruar se kundërshton publikimin e dokumentit që prokurorët përdorën për të siguruar dritën e gjelbër nga gjyqtari federal për kontrollin e resortit te ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Përmes një komunikate, Departamenti i Drejtësisë ka argumentuar se një lëvizje e tillë do të kompromentonte hapat e ardhshëm hetimorë të çështjes.

Aleatët republikanë të Trump shtuan në ditët e fundit thirrjet drejtuar kryeprokurorit Merrick Garland për të publikuar dokumentin, që do të zbulonte provat që prokurorët i treguan gjykatësit për ta bindur atë se kishin motive të besonin se Trump kishte kryer krime kur kishte lënë detyrën.

Të premten e kaluar, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, një gjykatë federale në Florida publikoi mandatin e kontrollit dhe dokumente të tjera ligjore që tregonin se agjentët e FBI-së ishin larguar me 11 dosje me informacion të klasifikuar nga resortiMar a Lago”.

Disa nga dosjet mbanin etiketën “top secret”, niveli më i lartë i klasifikimit i rezervuar për informacionet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026