Thaçi të hënën në Hagë, përballë Prokurorisë Speciale
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Hagës për t’u intervistuar si i ftuar nga Prokuroria Speciale.
Në një postim në Facebook ai shkruan se bashkëluftëtarët e tij dhe ai do të përballen me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare.
“Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Thaçi.
Më 24 qershor Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.
Menjëherë pas kësaj, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e parashikuar për dialogun në Shtëpinë e Bardhë, i parashikuar të mbahej me 27 qershor pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale.
Pas tij edhe kryeministri Avdullah Hoti mori të njëjtin vendim duke kërkuar shtyrjen e këtij takimi.
Lexoni gjithashtu:
Thaçi: Serbia ende s’ka dënuar autorët e krimeve ndaj shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama në Kosovë: Aktakuza e Prokurorisë Speciale, e rëndë dhe thellësisht e padrejtë
Hashim Thaçi beson në pafajësi: S’kam bërë krime, jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta