Përfaqësuesi i biznesit fason: Do të ishim më të qetë nëse do të testoheshin të gjithë punonjësit

9 Korrik 2020 | 11:58

Florian Zekja, përfaqësues i shoqatës “Proexsport Albania”, thotë se në bizneset fasone vigjilenca dhe kujdesi për t’u ruajtur nga pandemia e COVID-19 nuk ka rënë. Këtë gjë tha ai e dëshmon dhe numri i vogël i të infektuarve në 700 ndërmarrje fasone në vend, pavarësisht se në opinionin publik është krijuar një tjetër perceptim.

“Po të kemi parasysh se në ndërmarrjet fasone punësohen rreth 70 mijë persona, them se numri i të infektuarve është jashtëzakonisht i vogël, i pa përfillshëm, po ta krahasojmë me institucione që kanë pasur probleme me infektimin si me spitalet apo drejtoritë vendore të qyteteve”, tha Zekja.

Ai shtoi se në rastin e Krujës, të infektuarit erdhën për shkak të mos respektimit të distancimit nga qytetarët dhe jo specifikisht punonjësit fasonë.

“Kjo është si rezultat i masave që ka marrë biznesi fason duke ruajtur distancimin, dezinfektimin dhe duke përdorur. Në Krujë pati një vatër, por dhe mediat e transmetuan në mënyrë jo korrekte dhe u duk sikur COVID ishte shpërndarë nga bizneset fason, por ndërkohë problemi ishte me distancimin e njerëzve në qytetin e Krujës. Tani situata është normalizuar, po punohet normalisht si në Krujë dhe çdo qytet tjetër të vendit”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës “Proexsport Albania”.

Sa i takon testimeve, z. Zekja tha se, nuk ka pasur testime në  masë të madhe, por është ndjekur metoda e hetimit duke sugjeruar se për ta do të ishte mirë që të testoheshin të gjithë.

“Jo nuk janë kryer testime te të gjithë punonjësit. Është ndjekur metoda e hetimit. Në një ndërmarrje me 200-300 persona kur ka pasur të infektuar nuk janë testuar të gjithë. Ne do të ishim shumë më të qetë nëse të gjithë punëtorëve do t’u bëhej testimi me tampon”, tha ai.

Por, shqetësimi më i madh i bizneseve fasone lidhet me procedurat e rihapjes pas karantinimit të punonjësve si dhe me rikthimin e gripit në vjeshtë.

“Problematikë kemi has kur në një moment një biznes fason është mbyllur për shkak të infektimeve dhe kur ka ardhur puna për t’u rihapur pas dy javësh, aty kemi hasur shumë vështirësi. Pasi nga ana e administratës lihet vend për abuzim apo erdhe kërkesa për ryshfet.

Kemi një problem me periudhën shtator-tetor, kur rikthehet gripi sezonal dhe prej 60-70% të popullsisë. Në momentin që do të ketë një mbivendosjes të COVID me gripin e zakonshëm, aty nuk dihet se si do të trajtohet dhe mund të kemi vështirësi të mëdha. Në të gjithë punonjësve u masim temperaturën dhe në momentin që shfaqet 37.1 apo 37.2, i kërkojmë që të shkojë te mjeku dhe të karantinohet nëse është e nevojshme. Ndaj dhe kërkojmë një zgjidhje apo metodologji për këtë situatë”, u shpreh z. Zekaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026