Ballkani vs Shkupi, sot përballja shqiptare në “Play Off-in” e Ligës së Konferencës

18 Gusht 2022 | 08:31

Mbrëmjen e së enjtes do të zhvillohet sfida mes ekipeve shqiptare të Ballkanit dhe Shkupit, në “Play off”, për të siguruar një biletë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena” në Shkup në orën 21:00, ndërsa gjyqtar kryesor i takimit do të jetë norvegjezi Kristjanson.

Për Ballkanin kjo është një arritje historike, por kualifikimi në fazën e grupeve përveç historisë, do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike.

Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, Ballkani të mërkurën e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit të sotëm, ku u zyrtarizua edhe transferimi i sulmuesit malazez Dejan Zarubica, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026