Rruga Milot-Fier, Bozdo: Kostoja për km, sa 10-fishi i Bypass-it. 1,2 mld euro në xhepat e koncesionarit

9 Korrik 2020 | 18:23

Ministria e Infrastrukturës bëri publik tenderin për projektin e aksit adriatiko-jonian, që do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro.

Rruga do të jetë e gjatë 115 kilometër dhe qytetarët do të duhet te paguajnë tarifë për ta përshkuar. Partia Demokratike akuzon se ky është një projekt grabitjeje.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo tha për Euronews Albania se në këtë raste kemi të bëjmë me një PPP që ‘siç ka ndodhur në praktikën e kësaj qeverie, ofron shifra shumë të fryra dhe kontrata të sigurta ku investitor mban riskun zero’.

Sipas tij, Bypassi i Fierit kalon në një terren të ngjashëm dhe ka kushtuar vetëm 1.8 mln euro për km kurse rruga në fjalë 10 mln euro për km, por kjo kosto sipas tij në fund shkon në 20 mln euro për km.

“Po të shikoni historikun e kontratave koncesionare të dhëna nga qeveria të kapura nga KLSH, kemi të bëjmë me të njëjtën skemë korruptive, ku riskun e mban të gjithin qeveria dhe investitori i ka të gjithë paratë në xhep. Fitimi i garantuar i koncesionarit është 350 për qind, 1, 2mld euron që do të shkonin për ekonominë shqiptare i shkojnë kocesionarit”, tha z. Bozdo.

Rruga Milot-Fier parashikohet të jetë 115 kilometra si pjesë e Korridorit Blu, i cili do të lidhë pjesën jugore të vendit me atë veriperëndimore.

Rruga parashikohet të ndërtohet me dy akse, fillimisht Milot-Kashar, që mendohet të përfundojë në vitin 2024, dhe më pas Kashar-Lekaj në vitin 2026. Në tërësi do të shfrytëzohen rreth 62 kilometra rrugë ekzistuese, e cila do të rikonceptohet sipas projektit të ri.

Shpejtësia e lëvizjes parashikohet të jetë 90 deri në 130 kilometra në orë, ndërsa pagesa për shfrytëzimin e rrugës do të jetë rreth 7.5 euro.

Ky është projekti i radhës i paraqitur nga qeveria për një investim publik, në fund të të cilit qytetarëve do t’u kërkohet të paguajnë për ta përdorur.

Tuneli prej rreth 6 kilometrash në Llogara, prezantuar më 19 qershor, do të jepet gjithashtu me koncesion për mirëmbajtjen dhe operimin e tij, një formulë kjo e cila u ndoq dy vite më parë edhe për Rrugën e Kombit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Rruga Milot-Fier, Balluku hedh poshtë pretendimet e opozitës për kosto të fryra

Qeveria hap garën, rruga Milot-Fier me koncesion, do të kushtojë €1.2 miliardë dhe do të jetë me pagesë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026