Mjeku infeksionist: Testimi i gjerë, dritare për të studiuar si po zhvillohet pandemia

10 Korrik 2020 | 10:21

90 persona të infektuar dhe 2 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e rasteve pozitive në 3 278 persona, ndërsa 85 kanë humbur jetën.

Arben Pilaca, mjek infeksionist thotë se, situata është alarmante  jo vetëm sa i takon shtimit të rasteve por edhe shkallës së dëmtimit tek personat e shtruar në spital.

“Kjo tregon se situata është serioze dhe duhet eliminuar çdo konspiracion që nuk është virus i dëmshëm. Ky është një virus i vërtetë dhe po krijon probleme të mëdha dhe asnjëherë nuk duhet neglizhuar dhe nënvlerësuar’, tha z. Pilaca.

Mjeku infeksionist thotë se, mjekët kanë dhënë dhe po japin maksimumin, por kërkohet angazhimi dhe aktivizimi i forcave të reja duke iu referuar burime për të kryer teste.

Z. Pilica ta se kjo mund të bëhet duke krijuar një rrjet laboratorësh të licencuar dhe të kontrolluar nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas tij, vetëm testimi masiv jep një informacion më të saktë mbi atë që po ndodh në vend.

“Forca e testimit duhet rritur. Epidemiologët e konsiderojnë një dritare për të studiuar se si po zhvillohet pandemia. Na ndihmon për diagnozën dhe trajtimin. Fatmirësisht në Shqipëri ekzistojnë dhe institucione të tjera të akredituara dhe që mund të japin kontribut dhe mendoj se testimet mund të liberalizohen. Të bëhet përmes laboratorëve të certifikuara nën kontrollin e institucioneve të shtetit”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

2 viktima dhe 90 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Shqipëri

Mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe, 3 punonjës të infektuar me COVID-19, testohet i gjithë personeli

Një punonjëse rezulton e infektuar me COVID-19, mbyllet kopshti Nr.45 në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026