Mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe, 3 punonjës të infektuar me COVID-19, testohet i gjithë personeli
Tre punonjës të Bashkisë së Malësisë së Madhe u diagnostikuan me COVID-19
Bashkia Malësi e Madhe u mbyll të premten për t’u dezinfektuar pasi 3 punonjës rezultuan të infektuar me COVID-19.
Burime pranë kësaj bashkie informuan se autoritetet kanë testuar edhe 9 punonjës të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar.
Mjediset e bashkisë janë mbyllur deri të hënën dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, po kryejnë dezinfektimin.
Në gjithë qarkun e Shkodrës, ku bën pjesë dhe Malësia e Madhe, janë raportuar deri më sot 435 raste me COVID-19, prej të cilave 253 janë shëruar dhe 13 kanë përfunduar me vdekje.
Në total, prej muajit mars në Shqipëri janë diagnostikuar 3,278 persona me COVID-19, nga të cilët 1,875 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe 1,318 mbeten ende mbartës të virusit.
Lexoni gjithashtu:
2 viktima dhe 90 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Shqipëri
Një punonjëse rezulton e infektuar me COVID-19, mbyllet kopshti Nr.45 në Tiranë
Testimet për COVID-19, Hoxha: QSUT i ka pajisjet dhe mund të bëjë deri në 1000 teste në ditë
Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta