‘Ju shqetëson fakti që jam shqiptar’, Abazoviç u drejtohet deputetëve në Malin e Zi

19 Gusht 2022 | 14:43

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç iu është drejtuar deputetëve në Kuvend, teksa po mbahet seanca e mosbesimit.

Gjatë fjalës së tij, Abazoviç ka akuzuar disa persona, sipas të cilit janë të shqetësuar për faktin se ai është anëtar i një kombi pakicë, shqiptar.

Abazoviç deklaroi se është kryeministër i cili ka marrë vendime të vështira për vendin, teksa shtoi se pret nga deputetët, arsyet se pse iniciuan seancën për mosbesimin e qeverisë së tij, shkruan Radio Televizioni Malazez (RTCG).

”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme.

”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”, theksoi ai.

Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit në Kuvend.

Propozimi u iniciua nga 36 përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Në propozimin për mosbesimin e qeverisë, thuhet se Abazoviç ka injoruar pikëpamjet e institucioneve më të rëndësishme shkencore në vend, duke injoruar me vetëdije pasojat e disa veprimeve, si Marrëveshja Themelore me Kishën Serbe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026