Apple paralajmëron përdoruesit e iPhone-ve për rrezikun e hakerave

19 Gusht 2022 | 16:08

Përdoruesit e Apple janë këshilluar që të përditësojnë menjëherë iPhone, iPad dhe Mac të tyre për t’u mbrojtur nga një ‘e metë’ që mund t’i lejojnë hakerat të marrin kontrollin e plotë të pajisjeve të tyre.

Apple tha se ka raporte të besueshme se hakerët tashmë po abuzojnë ‘me dobësitë’ për të sulmuar përdoruesit, shkruan The Guardian.

“Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026