Rama: Për kryerjen e testeve nga privati, vendosin autoritetet përkatëse
Kryeministri, Edi Rama i pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji se përse qeveria nuk lejon që testet për COVID-19 të kryhen në laboratorë private siç ka kërkuar dhe vetë Instituti i Shëndetit Publik, kreu i qeverisë hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se është përgjegjësi e institucioneve përkatëse.
“Jemi të përgatitur për ta përballuar këtë rritje numrash, por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat, atëherë çdokush duhet të marri përgjegjësinë e vet. Ne e kemi rritur numrin e testeve, dhe testet i bën autoriteti përkatës. A ia jep apo s’ia jep të drejtën spitaleve private të bëjnë testet, kjo është çështje e autoritet përkatës nuk është çështje e imja dhe e juaja”, tha z. Rama.
Më 8 qershor, Instituti i Shëndetit Publik i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon që testimi për COVID-19 të kryhet në laboratorë jashtë këtij institucioni, të cilët janë të certifikuar nga Instituti. Në dokumente të siguruara nga Euronews Albania, theksohet se çështja e pandemisë ka marrë përmasa emergjente dhe ka shumë kërkesa për testime.
Për shqetësimin tjetër të ngritur nga qytetarët se pavarësisht faktit se një familjar i tyre rezulton pozitiv me COVID-19, atyre nuk u kryhet testi, edhe për këtë pika tha se kjo u takon ekspertëve të cilët japin udhëzime për kryerjen e testimeve. “Është një çështje që i takon ekspertëve, boll kam folur për këtë temë”, tha kreu i qeverisë.
Nga ana tjetër kryeministri shtoi se, rritja e numrit të infektuarve pas heqjes së masave ka ndodhur në të gjithë vendin dhe bëri thirrje për respektimin të distancimit dhe përdorimit të maskave pasi është i pamundur kontrolli i të gjithë territorit.
“Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pa mundur. Rritja e numrave ndodh absolutisht në të gjitha vendet që hapen dhe çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ne po bëjmë çmos për sa na takon por unë nuk mendoj se duhet t’i kthehemi mbylljes dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do të iki edhe për disa kohë”, përfundoi z. Rama.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama: Do të mbështesim hapjen e listave, PD të ndalë kërcënimet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta