Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, Janullatos: Na kthen në kohë të errëta të historisë
Vendimi i Turqisë për t’i rikthyer “Shën Sofisë” apo Kishës së Urtësisë së Perëndisë, statusin e xhamisë, është komentuar edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Në një reagim në faqen zyrtare, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, e quan vendimin një veprim tragjik, që minon shpresën më të madhe të epokës, bashkekzistencën e feve dhe qytetërimeve.
“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, shprehet Janullatos.
Të premten, Dhoma e Lartë në Turqi mori vendimin për ndërrimin e statusit të kësaj ndërtese, duke argumentuar se në tapinë origjinale, Shën Sofia është një xhami. Vendimi u përcoll me kritika të shumta, ndërkohë që për presidentin Recep Tayyip Erdogan, kjo është përmbushje e një prej premtimeve të tij gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.
Lexoni gjithashtu:
Nisin faljet e para në Hagia Sophia, Erdogan: Turqia ushtroi të drejtën sovrane
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta