Lewis Hamilton, një hap më tepër pranë rekordit të Michael Shumacher
Gjashtë herë kampioni botes i formula një, Lewis Hamilton ka siguruar pole position dhe niset i pari në pistën e Red Bull Ring, në Spielberg të Austrisë.
Në sesionin që nisi 46 minuta me vonesë, Mercedes mbërriti në krye me një kohë 1.216 sekonda më shpejt se Max Verstappen i skuadrës së Red Bull. Nga pozita e vendit të tretë do të niset spanjolli i McLaren Carlos Sainz.
Beteja më e fortë gjatë provave ishte mes Hamilton dhe 22-vjeçarit holandez Verstappen, i cili eci mjaft mirë në terren të lagësht duke bërë xhiro më të shpejta dy minuta nga fundi, por më pas rrëshqiti dhe humbi kontrollin.
Kampioni në fuqi Lewis Hamilton, i cili mund t’i afrohet një hap më tepër rekordit të Michael Shumacher me 91 fitore, u sigurua që nisja në pozitat e të parit të ishte e tija.
Dy pilotët e Ferrarit do e nisin garën nga pozita jo të favorshme. Katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel niset i dhjeti, ndërsa Leclerc i cili momentalisht mban pozicionin e dytë në tabelën e klasifikimit do të niset i 14-ti pas penalizimit të marrë gjatë provave.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta