Hagë, vazhdon marrja në pyetje e presidentit Thaçi
Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, konfirmon se marrja në pyetje nga zyra e Prokurorit të Specializuar të presidentit Thaçi është duke vazhduar prej më shumë se katër orësh.
Thaçi u prit në dyert e gjykatës nga një grup manifestuesish shqiptarë, të cilët i shprehën mbështetje Thaçit, UÇK-së dhe luftëtarëve të tjerë, me flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe me parulla të shumta në duar.
Burime pranë presidencës thonë se avokati e ka këshilluar presidentin Thaçi që të zgjedhë procedurën e mbrojtjes në heshtje. Megjithëse presidenti është i sigurt që do të dalë i pastër nga aktakuzat, kjo metodë është zgjedhur për të mos inkriminuar anëtarë të tjerë të UÇK, të cilët janë të akuzuar nga gjykata në Hagë.
Marrja në pyetje zgjat nga disa orë e deri në disa ditë, në varësi të procedurës, sipas korrespondentit Bunguri. Të vetmit që e dinë me saktësi se çfarë procedure është zgjedhur, janë vetëm presidenti Thaçi dhe avokati i tij.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta