Aktakuza ndaj Thaçit, vijon edhe sot intervistimi në Hagë i presidentit të Kosovës

14 Korrik 2020 | 06:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë dhe sot pyetjen nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.

Këtë e konfirmoi vete presidenti Thaçi, i cili qëndroi për më shumë se gjashtë orë brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale.

Para se të hynte në Prokurorinë Speciale Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte, e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se në prill u kishte dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat: vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Në një prononcim të shkurtër për mediat presidenti Thaçi tregoi se çfarë ka ndodhur gjatë 6 orëve të intervistës së tij.

“Sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikalitetit  mes avokatit dhe prokurorëve për çështje teknike”, tha z. Thaçi para gazetarëve.

 

Lexoni gjithashtu:

Thaçi del nga Gjykata Speciale pas 7 orësh, do pyetet sërish nesër

Unitet për të mbrojtur luftën çlirimtare, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

Rama: Në Kosovë erdha për t’u njohur më mirë me situatën, bashkimi i partive jo detyrë e imja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026