Bastisja e Trump, gjyqtari urdhëron publikimin e provave që autorizuan kontrollin
Gjyqtari që autorizoi bastisjen e rezidencës së Donald Trump në Florida ka urdhëruar publikimin e një versioni të redaktuar të dokumentit që e bindi të firmoste mandatin e kontrollit.
Publikimi i këtij versioni të dokumentit, që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët, mund të çojë në zbulimin e detajeve të reja mbi hetimet që po kryen mbi ish-kreun e shtetit.
Departamenti i Drejtësisë e kishte kundërshtuar publikimin e versionit origjinal për shkak se procesi hetimor, që ka në fokus keqpërdorimin e dokumenteve sekrete nga Trump, është ende në zhvillim e sipër.
Sipas mandatit të kontrollit, agjentët e FBI-së donin të verifikonin nëse ish-presidenti kishte kryer një krim duke përvetësuar dokumente qeveritare, duke i lëvizur ato nga Shtëpia e Bardhë në kompleksin e tij Mar a Lago, sapo i kishte përfunduar mandati.
Presidentëve amerikanë u kërkohet t’i transferojnë dokumentet dhe email-et në Arkivën Kombëtare kur lënë detyrën.
Vetë Trump mohon çdo keqpërdorim të dokumenteve dhe insiston se dosjet e klasifikuara që sipas hetuesve u gjetën në Florida, ishin deklasifikuar prej tij.
Sidoqoftë, gjyqtari Bruce Reinhart urdhëroi që dokumenti të publikohet në versionin e tij të redaktuar. Ai tha se prokurorët kishin treguar “arsye bindëse” për të censuruar pjesë të dokumentit, që mund të çojë në zbulimin e identiteteve të dëshmitarëve, oficerëve të agjencive ligjzbatuese, por edhe strategjinë hetimore, drejtimin, qëllimin dhe metodat e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në