BE i mbyll kufirin Shqipërisë deri në fund të korrikut

14 Korrik 2020 | 10:45

Kufijtë e Bashkimit Evropian do të jenë të mbyllura për Shqipërinë të paktën deri në fund të korrikut. Këshilli i BE-së po diskuton sot mbi përditësimin e listës së vendeve me të cilat do të lejohen udhëtimet.

Në takimin në nivel ambasadorësh mësohet se, Shqipëria nuk do të ketë asnjë mundësi që të përfshihet në listën e vendeve të sigurta sa i takon pandemisë së COVID-19, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia për të hequr nga kjo listë Malin e Zi dhe Serbinë, bën të ditur korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri.

Vendimi i parë për hartimin e listës me 15 vende të konsideruara si të sigurta u mor në fund të muajit qershor dhe do të përditësohet me të dhënat më të fundit të vendeve sa i takon ecurisë së pandemisë. Deri tani kësaj liste nuk pritet t’i shtohet asnjë vend i ri.

Në listën aktuale bëjnë pjesë vendet si Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai dhe Kina. Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qenë fakti që të ketë më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit. 

Lista e vendeve me të cilët BE do të ketë të hapur kufijtë do të plotësohet çdo dy javë. Ndaj nëse në vendin tonë do të përmirësohet situata, atëherë unioni mund të hapë kufirin vetëm në fillim të muajit gusht.

Përjashtime do të ketë dhe këtu përfshihen: udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Lexoni gjithashtu:

Shqipërisë vazhdojnë t’i mbyllen dyert, tashmë dhe nga Hungaria

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026