Jemi shënjestruar nga Forcat Ajrore Greke, pretendon Turqia
Raketat greke shënjestruan në mënyrë elektronike avionët luftarakë turq F-16 që fluturonin në një mision zbulimi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, njoftoi sot agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Ky është i fundit në një seri pretendimesh turke se Greqia fqinje po synon avionët turq që fluturojnë mbi detin Egje dhe në Mesdheun lindor, sipas AP.
Radari i sistemit raketor S-300 të Greqisë, me bazë në ishullin e Kretës, regjistroi dhe shënjestroi aeroplanët turk më 23 gusht, njoftoi agjencia turke, duke cituar një burim të ministrisë së mbrojtjes.
Avionët turq F-16 po fluturonin në perëndim të ishullit grek të Rodosit kur u aktivizua radari i gjurmimit të objektivit në sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-300, shtoi raporti.
Avionët turq përfunduan misionin dhe u kthyen në bazat e tyre “pavarësisht mjedisit armiqësor”.
Askush nuk iu përgjigj thirrjeve të AP në ambasadën greke në Turqi sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West