Ministria e Mbrojtjes: Vetëm uzina e Mjekësit në funksion për demontim

29 Gusht 2022 | 13:07

Ministria e Mbrojtjes ka në inventarin e saj mbi 1300 prona. 3 uzinat e demontimit të armëve në Gramsh, Poliçan dhe mjekës të Elbasanit janë pjesë e tij. Por vetëm kjo e fundit është funksionale.

Gjyqi ndaj shtetasve rusë e ukrainas që u futën fundjavën e shkuar në Gramsh vazhdon. Po ashtu dhe përplasja diplomatike mes ambasadës ruse dhe ministrisë së Jashtme për trajtimin e tyre.

Në përgjigje të interesit të Euronews Albania, ministria e Mbrojtjes sqaron se vetëm uzina e lëndëve plasëse në Mjeks vijon aktivitetin e saj, nga 3 të tilla që u ndërtuan gjatë periudhës së komunizmit.

“Aktualisht Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan nuk kanë aktivitet demontimi apo prodhues. Uzina e Lëndëve Plasëse Mjeks vijon aktivitetin demontues për municion të dala jashtë inventari të FA. Të tre objektet industriale ruhen nga personel  i Forcave të Armatosura”, thuhet nga ministria.

Uzinat dhe kombinati janë marrë  deri vonë me demontimin e armëve të dala jashtë inventarit të forcave të armatosura.

Por, ministria thotë se nëse ndodhet apo jo ende armatim në to, përbën sekret shtetëror. Ashtu si numri i bazave ushtarake ne vend. Megjithatë inventarin e ministrisë janë 1372 prona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026