Danimarka dhe Gjermania arritën një marrëveshje për turbinat me erë në Detin Baltik

29 Gusht 2022 | 22:45

Danimarka thotë se do të rrisë fuqinë e fermave të saj me erë në det të hapur për të ndihmuar Evropën të kufizojë varësinë e saj nga gazi rus. Projekti do të lidhet me rrjetin gjerman të energjisë dhe duhet të jetë në gjendje të furnizojë me energji elektrike 4.5 milionë shtëpi evropiane deri në vitin 2030.

Kablloja nëndetëse prej 470 kilometrash pritet të kalojë nga ishulli danez Bornholm në Gjermaninë veriore përmes Detit Baltik.

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck e përshkroi propozimin si një “projekt të madh”.

“Me projekte si ky midis partnerëve evropianë, ne arrijmë njëkohësisht dy qëllime kryesore: sigurinë evropiane të energjisë dhe neutralitetin klimatik,” shtoi ai.

Aktualisht, Danimarka dhe Gjermania kanë kapacitete të erës në det të hapur përkatësisht 1.5 gigavat dhe 1 gigavat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

Gjermania ka regjistruar një rekord të ri temperaturash këtë të shtunë vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik...
17:45 | 27/06/2026