Një vit pas largimit të forcave amerikane nga Afganistani, kriza e thelluar

30 Gusht 2022 | 14:18

Që kur avionët amerikanë u larguan nga Kabuli një vit më parë, Afganistani është zhytur në një krizë ekonomike.

Inflacioni i madh dhe izolimi nga sistemi bankar ndërkombëtar ka bërë që vendi të vuajë nga kequshqyerja  dhe uria. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë prekur  20 milionë njerëz – gjysma e vendit – duke përfshirë një milion fëmijë .

Në një takim të Këshillit të Sigurimit, OKB-ja diskutoi gjithashtu qasjen brutale ndaj grave nga talebanët – të cilët  shtuan  kufizimet për  vajzat që punojnë dhe shkojnë në shkollë.

 “Fitimet e pakta që vendi bëri për të mbrojtur të drejtat e grave janë hedhur poshtë. Ka kaluar më shumë se një vit që kur vajzat adoleshente në Afganistan shkelën për herë të fundit në një klasë. Në shekullin e 21-të nuk duhet të shpjegojmë pse arsimimi i vajzave dhe fuqizimi i grave janë të rëndësishme për to, për komunitetet e tyre, për vendet  dhe në të vërtetë për të gjithë ne,” – tha diplomati britanik.

Për shkak të varfërisë janë shtuar vajzat që martohen që kur janë fëmijë. Një baba u detyrua të shkëmbente vajzën e tij 13-vjeçare  sepse nuk mund të paguante kredinë, para që e ndihmonin për të ushqyer familjen.

 “ Që nga dita kur ndodhi ajo është gjithmonë e zemëruar me mua. Më përshëndet për respekt,  por jo me ngrohtësi.  Nuk bën asgjë për mua, e di që unë jam fajtor,” – u shpreh ai.

Vajza e tij e ka parë bashkëshortin e ardhshëm dhe nuk dëshiron të jetojë me të.

 “Nuk pres që ai do të më lejojë të studiojë, nëse do të ishte një burrë i zgjuar nuk do t’ia kërkonte kurrë babit këtë martesë” shprehet Hojra.

Teksa talebanët festojnë një vit në pushtet, vendet perëndimore ende nuk e kanë njohur qeverisjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje bërthamore që do t’i lejonte mbretërisë të zhvillonte një program bërthamor civil. Administrata Trump nuk publikoi...
07:26 | 23/07/2026

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026