Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim

23 Korrik 2026 | 07:21

Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e djeshme në lagjen Xhabije të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi Nikolin Përndoj, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, është goditur me grushte nga dy persona gjatë një konflikti. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të konfliktit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje bërthamore që do t’i lejonte mbretërisë të zhvillonte një program bërthamor civil. Administrata Trump nuk publikoi...
07:26 | 23/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026