FOTO | Pronarë të një agjencie turistike, kush ishin viktimat e vrasjes në Tiranë
Viktimat e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet, Dritan dhe Nora Muskurti ishin pronarë të një agjencie turistike.
Është ky detaji më i fundit i raportuar nga gazetari i “Euronews Albania”, Eni Ferhati në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij.
Dyshohet se mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt, por ende nuk dihet nëse konflikti ka pasur lidhje me biznesin e agjencisë turistike.
Sipas informacioneve paraprake, çifti që menaxhonte agjencinë turistike, dërgonin persona në Haxh dhe ofronin shërbime për udhëtime kryesisht fetare drejt Arabisë Saudite.
Forcat operacionale janë duke kryer disa kontrolle rreth rrugicave në rrugën “Islam Alla, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta