Shyti: Kërkesa për rihapjen e basteve e vonuar, nuk duhej të ishin mbyllur

30 Gusht 2022 | 20:34

Analisti sportiv, i cili ma parë ka qenë Kryetar i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti e sheh si të vonuar propozimin e federatave sportive, për rikthimin e basteve në vend.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shyti deklaroi se mbyllja e basteve sportive nuk duhej të kishte ndodhur dhe se koha trgoi që ishte një veprim i nxituar nga ana e qeverisë.

“E shoh të vonuar, unë kam qenë nga ata që kanë thënë që mbyllja nuk është zgjidhje. Sistemimi, rregullimi ligjor dhe zbatimi i ligjit ishte zgjidhja dhe koha tregoi që realisht ishte një veprim që u bë me nxitim, ishte i pastudiuar. Shpresoj që të rihapen dhe duhet të shoqërohet me diskutime e studime të mirëfillta që të jetë edhe më shumë në dobi të sportit. Shteti nuk duhet të bëjë gabimet që bëri, që hapi pika bastesh pa fund”, u shpreh ai.

Federatat sportive i kanë dërguar një propozim qeverisë, ku kërkohet rihapja e basteve sportive në vend.

Ditën e nesërme, do të ketë një dëgjesë publike nga kryeministri Edi Rama për këtë çështje, të organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026