Aktivistët që kujdesen për kafshët e rrugës deri në momentin e adoptimit

17 Korrik 2020 | 09:22

Vëmendja që i kushtohet kafshëve të rrugës është shpesh herë e pakët. Një grup aktivistësh tregojnë se si kujdesen për ta deri në momentin e adoptimit.

Prej 1 viti e gjysmë Renaldo Morava dhe aktivistë të tjerë në mbrojtje të kafshëve të rrugës, kujdesen për to dhe i dërgojnë në klinika në mënyrë që t’u jepet trajtimi i duhur.

“I kemi marrë në momentin e fundit kur shpresa ka qenë 10% për të jetuar dhe 90% për të vdekur. I kemi marrë me taksi, me makina provizore, i kemi bërë analiza fillimisht. Pastaj, me kalimin e kohës gjendja e tyre është përmirësuar dhe tani janë më mirë”, thotë Renaldo.

Viola Selmani u jep strehë në klinikën e saj disa prej këtyre kafshëve. Xheni është një prej qenve më të pafat, që prej 4 vitesh pret të adoptohet nga dikush.

Renaldo tregon se kostot për kujdesin ndaj një kafshe variojnë te 100 dollarë në muaj.

Nina është qenushja që u gjend e aksidentuar prej tij, por që ia doli të mbijetonte dhe tani pret të shkojë në Amerikë.

“Kostoja varet, gjithçka varet. Është pak. Përveç shërimit të kafshës, kosto merr edhe strehimi. Klinika paguan dhe derisa ata të adoptohen është një proces i gjatë dhe është shumë i vështirë. Në Shqipëri pasi njerëzit preferojnë përgjithësisht qenë race. Këta nuk janë race, pavarësisht se dashuria që falin është e njëjtë. Kostot variojnë nga 100 dollarë e sipër”, tregon Renaldo.

Të gjitha kafshëve u realizohen sete fotografish në mënyrë që të gjejnë sa më shpejtë një familje e cila mund t’u japë kujdesin e nevojshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026