Lëvizja Vetëvendosje: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv

17 Korrik 2020 | 12:39

Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar takimin e djeshëm të kryeministrit, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç si jo produktiv, duke vlerësuar se e vetmja gjë që doli në pah nga takimi i së enjtes është që Hoti “flet gjuhën serbe”.

Me anë të një konference për mediat, deputeti Artan Abrashi i pyetur nga KosovaPress për këtë çështje tha se kryeministri Hoti po zhvillon dialogun pa platformë dhe legjitimitet.

“Dialogu po zhvillohet pa platformë. Nga gjithë ai takimi i djeshëm doli në pah vetëm që Hoti flet gjuhën serbe. Zotëri Hoti nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën”,  u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës pas takimit të enjten në Bruksel u shpreh se procesi i dialogut ka shënuar progres, ndërsa njoftoi se vëmendja kryesore u përqendrua tek të zhdukurit e luftës dhe çështjet ekonomike.

Lexoni gjithashtu: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026