Sot Samiti i ‘Open Balkan’, marrëveshjet që priten të nënshkruhen
Ditën e sotme do të mbahet Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia.
Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji ka bërë me dije se në këtë samit do të nënshkruhet disa marrëveshje, ajo për sigurinë ushqimore, një plan veprimi për emergjencat civile dhe dy memorandume bashkëpunimi, i pari për minierat dhe energjinë dhe memorandumi i dytë ka të bëjë me prodhimin artistik dhe kinomatografinë.
Marrëveshjet do të nënshkruhen në orën 13:00
Mësohet se vetëm pjesa e parë e takimit të Samitit do të jetë me dyer të hapura për mediat ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet me dyer të mbyllura deri në orën 15:00, ku më pas do të ketë dhe një konferencë për shtyp të liderëve.
Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës, që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.
Në këtë panair ishte pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Lexoni gjithashtu:
Rama nga Beogradi: Janë rritur eksportet me Serbinë
Vuçiç shtroi një darkë në Presidencë për mysafirët e “Ballkanit të Hapur”
Rama në krah të Vuçiç dhe Abazoviç në Beograd, vizitojnë panairin e verërave
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet