Prishtinë, banorët pro dhe kundër dialogut me Serbinë

17 Korrik 2020 | 15:01

Ndërsa liderët e Serbisë dhe Kosovës u takuan kokë më kokë në Bruksel, në Prishtinë rifillimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ka shkaktuar reagime të ndryshme.

“Nuk e dimë se për çfarë kanë folur deri tani dhe nuk e dimë se për çfarë do të flasin në të ardhmen, ndoshta për një zgjidhje tjetër”, thotë Brahim Lokaj, banor i Prishtinës.

“Nëse Serbia do të vazhdojë me të njëjtën qasje ndaj Kosovës për të marrë diçka prej nesh, atëherë më mirë të mos dialogojmë fare”, shprehet nga ana tjetër Argata Salehu.

Kosova dhe Serbia u përfshinë në një luftë të përgjakshme më shumë se 2 dekada më parë. Ekspertët thonë se përpara ka një rrugë me pengesa përpara se mes palëve të mund të arrihet një marrëveshje.

Refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për të njohur Kosovën shihet si pengesa kryesore. Një tjetër është akuza ndaj presidentit të Kosovës për krime lufte. Takimi i Brukselit erdhi pas një ndërprerjeje të gjatë të dialogut.

“20 muaj janë një kohë e gjatë. Jam i kënaqur të shoh se BE është sërish në sediljen e shoferit të këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë kokë më kokë”, tha të enjten Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

Ndërkohë, dy liderët po përballen me sfida edhe në vendet e tyre. Në Kosovë, Hoti sapo ka marrë detyrën dhe i duhet ende të sigurojë mbështetjen e të gjithë Parlamentit.

Në Serbi, Vuçiç është pëprballur me protesta dhe trazira. Por pas takimit të Brukselit palët mund të flasin për një fitore, një fitore që konsiston në kthimin e dialogut në shinat e duhura”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026