Kush e pason Gledis Nanon? Gazetari tregon 2 kandidatët e mundshëm

2 Shtator 2022 | 14:55

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se nuk ka një datë zyrtare për emërimin e pasuesit të Gledis Nanos zyrtarisht.

Aktualisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e ushtron i komanduar zv. drejtori, Tonin Vocaj.

Dy janë emrat që po përfliten si kandidatë të mundshëm, por dhe që plotësojnë kushtet për emërimin, bëhet fjalë për Muhamet Rrumbullakun, aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Lorenc Panganika, aktualisht drejtor i Policisë së Tiranës.

Ferhati sqaroi se Panganika ka gradën drejtues i parë që automatikisht i jep të drejtën për të kandiduar, ndërsa Rrumbullaku ka një tjetër specifikë.

Gazetari u shpreh se ai është jashtë organizatës së policisë pasi u lirua në vitin 2014, pas marrjes së pushtetit nga qeveria aktuale. Rrumbullaku nuk ka kaluar afatin 10-vjeçar që ka ushtruar poste të larta në Policinë e Shtetit, kështu që është vetëm procedura.

“Sipas burimeve ai do të japë dorëheqjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që gjithashtu është përfolur se lidhet me lirimin nga detyra të Ardi Veliut si zv. ministër i Infrastrukturës pasi Ardi Veliu do të emërohet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026